close

DEKLARATA E MINISTRIT TË RI SAUDIT – RRITEN ÇMIMET E NAFTËS

Çmimi i naftës ka shënuar rritje pasi ministri i ri saudit naftës, princi Abdulaziz bin Salam konfirmoi parashikimet se nuk do të ketë ndryshime rrënjësore në politikën e këtij vendi ndaj prodhimit të naftës. Ministri theksoi se bazat e politikës së Arabaisë Saudite nuk do të ndyrshojnë dhe se do të mbetet në fuqi marrëveshja për pakësimin e prodhimit të naftës për 1.2 milon fuçi në ditë. Në Londër çmimi i naftës brut ‘bent’ nga Deti i Veriut u rrit për 46 cent dhe tani është 62 dollarë për fuçi, ndërkohë që në Nju-Jork është më i lartë për 48 cent dhe arrin 57 dollarë për fuçi. /Agjencitë/