close
Top LajmeVendi

DEKRETI I BAJDENIT: ENDE NUK KA PARALAJMËRIME PËR EMRA TË RINJ NË “LISTËN E ZEZË’

DC7AA3E3-F53B-4841-93F2-18DFFECE34B6

AMBASADA E SHBA – SHKUP: S`KEMI ASGJË PËR TË SHTUAR NGA AJO QË ËSHTË THËNË NË UASHINGTON


Klan Maqedoni iu drejtua Ambasadës së SHBA-ve në Shkup me pyetjen nëse në urdhërin ekzekutiv të Presidentit Bajden mund të ketë emra të rinj potencial në “listën e zezë” amerikane. Nga Ambasada morëm përgjigje se nuk kanë asgjë të për të shtuar nga ajo që është thënë në Uashington.

AMBASADA E SHBA – SHKUP

“Nuk kemi asgjë për të shtuar nga ajo që është thënë në Uashington, duke llogaritur këtu edhe indikacionin se sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor për Administratën e Presidentit Xho Bajden”

SHBA-të ende nuk paralajmërojnë emra të rinj që do të përfshihen me urdhërin ekzekutiv të Presidentit Xho Bajden, ka deklaruar për “Zërin e Amerikës” zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Ned Prajs, duke ju përgjigjur pyetjes se kur do të vehen në “listë të zezë” emra të rinj potencial.

NED PRAJS – ZËDHËNËS I DASH-it

“Por, ky urdhër do të mundësojë t`i adresojmë kërcënimet më urgjente për stabilitetin dhe progresin e institucioneve demokratike. SHBA-të mbeten të përkushtuar t`i promovojnë demokracinë, transparencën, përgjegjësinë dhe sundimin demokratik në Ballkanin Perëndimor, konform standardeve që vendet duhet t`i arrijnë për të realizuar qëllimet e tyre për progres drejt rrugës evropiane”

Në urdhërin ekzekutiv të nënshkruar nga Presidenti Xho Bajden parashihet ngrirja e pronës dhe ndalimi I hyrjes në SHBA për persona që paraqesin kërcënim për sigurinë dhe paqen e cdo vendi në Ballkanin Perëndimor, kurse risia ka të bëjë edhe me përgjegjësit ose të implikuarit në pengimin e implementimit të Marrëveshjes së Prespës. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia