Shtëpia e Bardhë i kritikoi fuqishëm demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve për nisjen e, siç tha, hetimeve “të turpshme” për pengimin e dyshuar të drejtësisë dhe për shpërdorim të dyshuar të pushtetit nga ana e disa aleatëve më të afërt të presidentit Donald Trump.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, tha se demokratët “po i bien në qafë” Trumpit.Komentet vijnë pasi Komiteti për Drejtësi i Dhomës së Përfaqësuesve, e cila kontrollohet nga demokratët, u dërgoi letra 81 individëve dhe entiteteve, në kuadër të një hetimi të gjerë të lidhjeve të mundshme të Shtëpisë së Bardhë me Rusinë. /Agjencitë/