Ognenovski: Ndasitë e thella cënojnë demokracinë në vend
Partitë e vogla politike mes të cilëve edhe partia e sapo formuar “Demokratët” ofrojnë alternative të reja për ndërtimin e konceptit të shtetit juridik.
Largimi masiv i të rinjve i shqetëson partitë e vogla në vend. Kuadri kualitativ po largohet kurse besimi në institucione është në nivelin më të ulët vlerëson lideri i partisë “Demokratët” Jovo Ognenovski i cili më shumë se 30 vite ka jetuar në SHBA.
“Të rinjtë tanë janë dëbuar nga vendi, familjet na janë shkatëruar, jemi bërë prindër të Skajpit. Si jemi duke e ndërtuar shtetin? Nëse nuk ka të rinj nuk mund të ekzistojë shteti, nuk ka ardhmëri Maqedonia dhe qëndrimi ynë është që këto struktura kriminele në vend duhet të parandalohen.”- tha Jorgo Ognenovski, “Demokratët”.
Ognenovski thotë se duhen ndryshime drastike, për shkak se Maqedonia është thellësisht e ndarë, është cënuar koncepti I demokracisë. Sipas tij ekzistojnë zgjidhje akute alternative por së pari duhet të shqyrtohet prona e funksionarëve kurse kapitali I fituar në mënyrë të pandershme të konfiskohet kurse paratë të kthehen tek qytetarët.
“Së pari të shqyrtohet prejardhja e pasurisë së politikanëve, paratë të kthehen tek qytetarët. Nuk mundet që disa njerëz të veprojnë kurse ne të tjerët të jemi robër modern. Nuk mund të zhvillojmë ekonomi. Shkatërimi I krimit është detyra parësore” –deklaroi Jorgo Ognenovski, “Demokratët”.
Sipas Ognenovskit nëse Maqedonia transformohet dhe bëhet vend ku sundojnë ligjet, evropeizimi do të ndodh, deeri atëherë problemi kryesor do të jetë I pazgjidhur. Gjithashtu “Demokratët” kërkojnë edhe vetëdije më të lartë mediatike për partitë e vogla, për shkak se, sic thotë, qytetarët duhet të dijnë për opsionet e reja politike e jo vetëm pë rata ekzistuese. /Verica Dimitrijevska/