Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara kanë miratuar një projektligj që parasheh ndarjen e 4.5 miliardë dollarëve ndihmë humanitare për kufirin jugor që ndan SHBA-në me Meksikën.
Disa vdekje të migrantëve, bashkë me raportimet për neglizhim të fëmijëve në kufi, kanë nxitur edhe më shumë diskutimet për këtë çështje. Mirëpo miratimi i këtij projektligji pritet të kundërshtohet në Senatin e kontrolluar nga republikanët. /Agjencitë/