close

DENDIAS: GREQIA NUK MBËSHTET RISHIKIMIN E MARRËVESHJEVE

Kirjakos Micotakis ka dalë me qëndrim të qartë – vendi ka kontinuitet. Greqia nuk përkrah revidimin e marrëveshjeve – thotë deputeti i Demokracisë së Re Nikos Dendias në një intervistë për Televizionin shtetëror grek ERT. Këto komente ai i bëri duke ju përgjigjur pyetjes – se si ministër i ardhshë i mundshëm për Punë të jashtme, si do ta quante vendin fqinj – Maqedoni e Veriut apo Shkupi?

Dendias ka sqaruar se ata si parti, atë që dëshirojnë ta bëjnë, është të arrijnë ndryshime të disa rregulloreve përmes, siç tha, negociatave me palën tjetër.

“Ekzistojnë çështje për gjuhën dhe për kombësinë ose shtetësinë, si të doni quajeni. Këto çështje duhet të përpiqemi që t`i përmirësojmë. Për këtë, ngase si mbrojtje kemi negociatat me BE-në, do të bëjmë përpjekje” – thotë deputeti i Demokracisë së Re duke sqaruar se kjo nuk do të thotë se qind për qind do të kenë sukses, por se do të bëjnë tentativa.

Ai ka shtuar se marrëveshja zgjidh temat historike dhe kjo është diçka që ata mund ta mbajën ashtu siç është, kurse si shembull pozitiv ka përmendur Nenin 7. Në emisionin debativ në Televizioni shtetëror grek, Nikos Dendias ka theksuar se nuk ekziston politikan nga Demokracia e Re që përkrah ndryshimin e kufijve të Ballkanit.

“Shkupjanët duhet të kuptojnë një gjë. Të vetmit në rajon që kanë interes për ekzistimin e tyre dhe do të synojnë të ekzistojnë si shtet jemi ne grekët. Të gjithë të tjerët, ose dëshirojnë t’i absorbojnë ose t’i shkatërrojnë e t’u shkaktojnë probleme. Shqipëria e Madhe përfshin një pjesë të Shkupit.” tha Nikos Dendias – Deputet i Demokracisë së Re.

Lidhur me protestat kundër Marrëveshjes së Prespës, ai kë përsëritur qëndrimin e tij se nuk ka marrë pjesë në asnjë tubim, edhepse, siç ka thënë, do të kishte përfitime politike nëse këtë do ta bënte. Emri i deputetit të Demokracisë së Re Nikos Dendias ditëve të kaluara në mënyrë intensive po përmendet në Greqi si një ndër kandidatët kryesor për Shef të Diplomacisë greke nëse Demokracia e Re fiton në zgjedhjet e së dielës. /Klan Macedonia/

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!