close

DEPONITË: STACIONE FILTRIMI SIPAS PËRVOJËS NORVEGJEZE

Deponia e fshatit Falishë që me dekada shqetësonte banorët e këtij fshati, më në fund po dislokohet. 170 mijë metër kub mbeturina po transpotohen në deponinë Drislla për t’i hapur rrugë ndërtimit të stacionit për filtrim të ujrave të zeza, që pritet të realizohet vitin e ardhshëm. Kan reaguar nga ASH për keqmenaxhim të këtij projekti.

Nga viti i ardhshëm në fshatin Falishë duhet të fillojë ndërtimi i stacionit të pastrimit të ujërave të zeza, me qëllim të tejkalimit të problemit të ndotjes së rajonit me ujëra të zeza e industriale. Nga 170 mijë metër kub mbeturina deri tash janë dislokuar për në deponinë Drislla 90 mijë. Ky projekt financohet nga Qeveria e RMV-së dhe Norvegjia, në kuadër të projektit mbështetje norvegjeze për përparimin e Maqedonisë së Veriut.

Me ndërtimin e stacionit të pastrimit, sicç theksoi kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi, do të ndërpritet praktika e deritanishme e lëshimit të ujërave të zeza të patrajtuar në lumin Vardar dhe me këtë do të përmirësohet mbrojtja e mjedisit jetësor dhe shëndetit të qytetarëve.

Ndërkaq sekretari i Ambasadës të Norvegjisë theksoi se me këto problematika është përballur edhe Norvegjia, e njëtja ëhstë zgjidhur kah moti dhe se shpresojnë që të zgjidhet edhe në vendin tonë.

“Është mbresëlënëse të shihet puna që është bërë deri tani në këtë lokacion. Deri para disa dekadash edhe Norvegjia është përballur me të njëjtin problem, por jemi përpjekur dhe kemi ndërtuar më shumë se 270 stacione filtrimi të ujrave të zeza, që mbulojnë rreth 85% të popullatës. Shpresoj që ky problem të zgjidhet edhe në vendin tuaj.”

Kanë reaguar nga Alenaca për Shqiptarët duke akuzuar autoritetet e komunës së Tetovës për keqmenaxhim të këtij projekti.

Pastrimi dhe dërgimi i mbetjeve në Drislla dhe përgatitja e terrenit në Falishë financohet nga Qeveria e RMV-së dhe Komuna e Tetovës me 2.3 milionë euro, ndërkaq Norvegjai me 700 mijë euro financon transportimin e mbetjeve, në kuadër të projektit mbështetje norvegjeze për përprimin e Maqedonisë së Veriut.  Ndërkaq vitin e ardhshëm duhet të filloj ndërtimi i stacionit të pastrimit të ujërave të zeza, që do të financohet nga fondet e BE-së në shumë prej 30 milionë Euro. /Lulzime Ameti/

 

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!