close

DERKOVSKI: BESOJ SE TË DIELËN DO TË ZGJEDHET PRESIDENTI

Dymbëdhjetë ekipe të KSHZ-së nga Shtypshkronja e Manastirit “Kiro Dandaro’ kanë marrë materialin e besueshëm për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe të zgjedhjeve për Kryetar të Komunave Ohër dhe Novosellë, material i cili do të distribuohet në 80 komisionet komunale.

Kryetari i KSHZ-së Oliver Derkovski ka deklaruar se beson që të dielën do të zgjidhet Presidenti i vendit dhe do të plotësohet cenzusi i nevojshëm. Në një konferencë shtypi në shtypshkronjën “Kiro Dandaro” Derkovski pret që dita zgjedhore të jetë demokratike.

“Me rëndësi është që të dielën të kemi një ditë të pastër dhe korrekte zgjedhore, me çka do ta konfirmojmë atë që ndodhi më 21 Prill, se qytetarët mund të dalin dhe në mënyrë demokratike të tregojnë se mund të zbatojmë zgjedhje të pastra në Maqedoni.” -shprehet Kryetari i KSHZ-së Oliver Derkovski.

Në listën e vetme zgjedhore, që është përmbyllur më 29 Mars janë të regjistruar 1.808.131 votues, kurse që të realizohet censusi i nevojshëm, duhet të votojnë 40% e trupit votues apo 723.253 qytetarë me të drejtë vote – kanë njoftuar nga KSHZ-ja, duke bërë të ditur se rezultatet e para jozyrtare do të publikohen më shpejtë se sa në rrethin e parë zgjedhor. /Klan Maqedoni/