Bisedimet në mes të Kryeministres së Britanisë së Madhe, Theresa May dhe partisë laburiste lidhur me Brexit kanë dështuar. Ata nuk kanë arritur marrëveshje për dalje nga Bashkimi Evropian, shkruan CNN.
Lideri laburist, Jeremy Corbyn, ka thënë se negociatat kanë shkuar “larg aq sa mund të shkonin” dhe se dy palët nuk kanë qenë në gjendje që të lidhin “boshllëqet e politikave mes tyre”.
Bisedimet në mes të palëve kanë zgjatur afërsisht dy muaj dhe janë thirrur për të provuar për gjetjen e zgjidhjes mbi Brexitin në mënyrë që të aprovohej nga parlamenti britanike. /Agjencitë/