close
EkonomiVendi

DESPOTOVSKI: TIRZ SHËNON REKORD PËR 20 VITET E KALUARA

chrome_iNW6BwE8KQ

VËLLIMI EKONOMIK MBI NJË MILIARD E 559 MILION EURO EKSPORTE


Drejtori i Drejtorisë për Zonat e Zhvillimit Teknologjik-Industrial , Jovan Despotovski, duke prezantuar raportin mbi operacionet e TIRZ-së në gjashtë muajt e parë të vitit njoftoi se TIRZ ka shënuar një gjysmë viti rekord në funksionimin e zonave në njëzet vitet e fundit, sipas tij vëllimi i aktivitetit ekonomik është mbi një miliard e 559 milion euro eksporte.

Krahasimisht, ka pasur një rritje prej 68% krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2020, 12.5% rritje krahasuar me 2019 dhe 33.5% rritje krahasuar me 2018. Këto shifra tregojnë se ekonomia brenda TIRZ është në rrugën e duhur, është arritur një rritje reale dhe ne do të punojmë që këto shifra të vazhdojnë të rriten. Ka disa rreziqe në aktivitete të caktuara, por këto shifra do të na inkurajojnë të rritemi më tej”, tha Despotovski.

Despotovski shtoi se importi në zona ka arritur rekord dhe arrin në një miliard e 535 milion euro, që është një rritje prej 90% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ne i shikojmë importet pozitivisht, kompanitë importojnë teknologji dhe lëndë të parë, të cilat do të kontribuojnë në të ardhmen për të eksportuar shifra për të treguar rritje shtesë”, tha Despotovski.

Ndërkaq, sa i përket investimeve të huaja, ai njoftoi se që nga fillimi i vitit, ka nënshkruarë marrëveshe prej 105 milion eurosh ne investitorë që do të operojnë në TIDZ. Ai njëkohësishtë njoftoi se në 5 vitet e fundit numri i të punësuarëve është rritur për 50% ku për momentin në zona janë të punësuar

gjithsej 14,230 punonjës. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia