Paralajmëron ndryshime të mëdha!
Pas paraqitjeve të dobëta të skuadrës gjatë kësaj vere, si në ndeshjet europiane ashtu dhe në ndeshjet e para të kampionatit të vendit, pronari i klubit Lazim Destani ka shprehur pakënaqësinë e tij me nivelin e paraqitjes dhe rezultatet e dobëta të Shkëndijës të cilat po shënojnë një rënie dëshpëruese që s’duhet lejuar të vazhdojë më tej. Rezultatet e dobëta janë tregues i mjaftueshëm se diçka nuk po funksionon si duhet.
“I shtyrë nga këto rrethana, dua ta njoftoj opinionin sportdashës se unë tashmë kam ngritur një grup profesional pune i cili menjëherë ka nisur me shqyrtimin e gjendjes në klub për të konstatuar të gjitha lëvizjet dhe ndryshimet që duhet bërë në të gjithë sektorët e klubit. Unë pres që brenda disa ditësh ky grup profesional ta përmbyll punën në mënyrë që KF Shkëndija t’i rikthehet formës më të mirë për të vazhduar garën në kampionatin e vendit ashtu siç duan ta shohin dhe siç e meritojnë të gjithë tifozët dhe dashamirësit e klubit”, thuhet pos tjerash nëë komuniukatën e pronarit të Shkëndijës Lazim Destani. /Shaban Sinani/