Së paku 30 njerëz u vranë në një sulm vetëvrasës në verilindje të Nigerisë, bënë të ditur zyrtarët. Sipas Ajencisë për Menaxhimin e Emergjencave, edhe 40 të tjerë u plagosën. Bombarduesit i shpërthyen eksplozivët jashtë një salle në Konduga të shtetit Borno, ku tifozët e futbollit po shihnin një ndeshje në televizor. Grupi xhihadist Boko Haram u fajësua për sulmin, ndonëse ai nuk e mori përgjegjësinë. /Agjencitë/
DHJETËRA TË VRARË NË NJË SULM NË NIGERI
