close

DHUNA NË KUVEND: FLETARREST NDËRKOMBËTAR PËR VOJMINOVSKIN

Kërkohet përgjegjësi për arratisjet


Nikolla Vojminovski, i cili u dënua me 13-të vite e gjysmë burg për tentim vrasje të deputetit Ziadin Sela, është në arrati, kurse MPB-ja ka shpallur fletarrest ndërkombëtar. Vojminovski ka vuajtur masën e paraburgimit me burg shtëpiak, derisa të përfundonte gjykimi.

Ministria e Punëve të Brendshme shpalli fletarrest ndërkombëtar për Nikolla Vojminovskin i cili është i dënuar me 13-të vite e gjysmë burg për tentim vrasje të deputetit Ziadin Sela gjatë ngjarjeve të dhunshme në Kuvend më 27 Prill, vitin e kaluar. Me arratisjen e Vojminovskit, hapet çështja se kush ka neglizhuar dhe vallë dikushi do të mbajë përgjegjësi. Gjykata penale theksoi se stacioni përgjegjës policor, i cili ka kryer mbikëqyrjen për masën e caktuar të paraburgimit shtëpiak, e ka lajmëruar Gjykatën, se Vojminovski nuk u gjet në shtëpinë e tij, pas çka u shpall edhe fletarresti ndërkombëtar. Nga MPB-ja thonë se veprojnë sipas urdhërit të dhënë nga ana e Gjykatës.

“Veprojmë sipas urdhërit të Gjykatës dhe fletarrestit ndërkombëtar, dhe i ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme për ta gjetur personin thuan nga MPB-ja

Vojminovskit në Qershor vitin e kaluar, iu caktua masa më e lartë e dënimit në ngjarjen ku ishin të përfshirë shtatë persona. Gjykatësi Darko Jakimovski paraprakisht kërkoi për Vojminovskin dhe për një person tjetër të akuzuar, Aleksandar Janevski-Toshta, i cili u dënua me 13-të vite burg, paraburgimi t’ju zavendësohet me burg shtëpiak shkaku i gjendjes së rënduar shëndetësore.

Para Vojminovskit, nga ballafaqimi me drejtësinë për rastet të cilat opinioni më I di, u arratisën ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish- agjentët, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, ndërsa biznesmeni Sead Kocan që gjendej në arrati, u kthye në vend. Deri më tani në asnjë rast nuk u përcaktua përgjegjësia për arratisjen e tyre. /Klan Maqedoni/

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!