close
Vendi

DHUNA NË KUVEND, SHTYHET GJYKIMI PËR 31 JANAR

dhuna ne kuvend

Gjykata e Apelit ende nuk ka vendosur për ankesën e Alimit!


Gjykimi për rastin e 27 prillit sërish është shtyrë për shkak se ende nuk janë sjellë vendimet përfundimtare për amnistil. Në seancë duhet të gjykohen personat e pa amnistuar për ndodhitë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill 2017.

”Të premten duhej të mbahej seanca në Gjykatën e Apelit për ankesën e Abdul Feta Alimit se pse nuk ka fituar amnisti, por është shtyrë për sot, kështu që nuk është përfunduar procedura në lidhje me fuqizimin e vendimeve”, deklaroi gjykatësja Dobrilla Kacarska. Seanca e radhës është caktuar për më 31 janar sepse prokurorja Villma Ruskoska do të mungojë një javë për shkak të angazhimeve zyrtare. Në bankën e të akuzuarve mbetën pesë persona të cilët nuk kanë kërkuar amnisti: ish-drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, shefi i Ministrisë së Punëve të Brendshme për Operacione Speciale Dushko Lazarov, njëri nga udhëheqësit e “Për Maqedoni të Përbashkët”, Igor Durllovski, Jane Çento dhe Igor Jug nga shoqëritë patriotike, ndërsa 15 të akuzuarit e tjerë në fillim janë liruar nga akuzat në pajtim me Ligjin për amnisti që miratuan deputetët.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia