Dhunuan të moshuarën, lirohen nga paraburgimi 3 infermieret

Kosovë – Tre infermieret e arrestuara në Pejë në fillim të muajit Nëntor për dhunën e ushtruar ndaj një moshuareje në qendrën Orenda, janë liruar nga paraburgimi.

Klan Kosova raporton se infermieret janë lënë të lira me vendim të Gjykatës Supreme të Kosovës, që ka pranuar kërkesën e avokatëve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Tre infermieret do të hetohen tashmë në gjendje të lirë për rastin brenda qendrës së të moshuarve Orenda në Pejë, ku u filmuan duke ushtruar dhunë ndaj një të moshuareje për të cilën kishin detyrë që të kujdeseshin. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share