Dialogu Prishtinë – Beograd: Kurti dhe Vuçiqi mund të takohen në tetor?!

BE THOTË SE S`KA TAKIM TË PLANIFIKUAR KURTI – VUÇIQ

Ndonëse ishin marrë vesh që të takoheshin cdo muaj në Bruksel ende nuk ka ndodhur një takim ndërmjet kryeministrit Albin Kurtit dhe presidentit Serb Aleksander Vuciq për të vazhduar dialogun.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se nuk ka ndonjë takim të planifikuar në mes kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Stano tha se për çdo gjë të re do të ketë njoftim, si gjithmonë.

“Në këtë fazë, në fillim të tetorit, nuk kemi asgjë të re për të konfirmuar. Si gjithmonë, ne do të njoftojmë çdo takim të ardhshëm në Bruksel ose ndonjë nismë të re, nëse është e përshtatshme”

Por ndryshe ka thënë sot në raportimin para komisionit parlamentar zëvendëskryeministri për Integrim Evropian dhe Dialog, Besnik Bislimi.

Sipas tij  kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq mund të takohen në tetor. Megjithatë ende nuk ka të konfirmuar ndonjë datë.

Në takimin e fundit mes Kurtit e Vuçiqit që u mbajt më 18 gusht, palët u pajtuan që takimet të mbahen në baza mujore./KlanNews

Lexo gjithashtu
Total
0
Share