close

“DIGI GIRLZ 2019”: FEMRAT TË BËHEN PJESË E BOTËS SË IT-së

UEJL ka qenë nikoqir i aktivitetit mbarë botëror “Dixhi Gërlls”. Qëllimi i këtij aktiviteti, siç u tha, është që të inkurajojë, frymëzoje dhe mbështesë çdo vajzë që dëshiron të jetë pjesë e botës së informatikës.

Programi mbarë botëror DigiGirlz si pjesë e iniciativës Youths Park të Microsoftit po realizohet edhe në vendin tonë. Së fundi karvani u ndal në Univeristetin e Evropës Juglindore në Tetovë, ku para studenteve përfaqësuesit e Microsoftit nga afër i kanë njohur me programin e Mikrosoftit dhe mënyrat se si t’i realizojnë ëndërrat e tyre dhe si të kyçen drejpërdrejt në sferën e teknologjisë.

“Dëshirojmë t’u ndihmojmë femrave të bëjnë zgjedhjen e duhur se cilat do të jenë hapat e ardhshëm të tyre, që të mund të involvohen dhe të jenë pjesë e këtij transformimi digjital. Me gjithë këta ligjerues duam t’ju tregojmë se femrat janë të barabarta me meshkujt dhe mund të arrihen rezultate të larta edhe nga ana e tyre në fushën e teknologjisë. – deklaroi Lupço Georgiev- Menaxher i Microsoft-it.

 Ky aktivitet ka për qëllim që të frymëzojë dhe motivoj vajzat e reja për kodim, programim, risi në krijimin e ideve të reja në fushën e IT-së për shkak se pjesëmarrja e femrave në fushën e teknologjisë është shumë më i vogël në krahasim me meshkujt.

“Ne si universitet jemi shumë të lumtur që gjithmonë e më shumë kemi student e studente që vendosin karrierë në teknologji dhe sipas meje është shumë e rëndësishme të ketë diversitet, te këtë vajza në fushat e teknologjisë sespe kur ka fuqi femërorë në grupin punues, ai është më kreativ më inovativ dhe më më energjik.” –vlerëson Veronika Kareva-Profesoreshë në UEJL.

Programi DigiGirlz i Microsft i’u mundëson vajzave që të njihen me teknologjinë dhe biznesin duke i’u dhënë atyre këshilla se si të realizojnë dëshirat  dhe të kenë sukses në fushën e teknologjisë. /Lulzime Ameti/