close
Vendi

DIGJITALIZIMI I ARSIMIT: PROTESTOHET EDHE NË TETOVË

F1FD7A15-0B2F-4883-A2D1-CBA0D719C786

NXËNËSIT E SHF “KIRILI DHE METODI” VAZHDOJNË BOJKOTIN


Prindërit e nxënësve të shkollës fillore komunale “Kirili dhe Metodi” në Tetovë, sot kanë dorëzuar një kërkesë  Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, sic thuhet, për ndalimin e mënjëhershëm të reformave në arsim. Shqetësimi I këtyre prindërve qëndron në digjitalizimin e librave shkollor, por jo vetëm.

KËSHILLI I PRINDËRVE – SHFK “KIRILI DHE METODI” TETOVË

“Nisur nga situata e krijuar në shkollë, nga gjithë nxënësit e shkollës në bojkotimin e mësimit duke bërë të pamundur vazhdimin e procesit mësimor, marrim iniciative të ju shkruajmë në emër të prindërve të cilët me këmbëngulje kërkojnë ndalimin e digjitalizimit të librave dhe I bashkangjiten iniciativës qytetarë “Libra dhe mësim patjetër të ketë”.

Kundër digjitalizimit të librave shkollor ishin edhe prindërit e nxënësve.

“jam kundër bojkotit , jo kundër protestës, edhe ne nuk jemi të qartë ligjet kush I bën fundi fundit fëmijët tanë mos I marrin në qafë , dmth jam pro protestës po kundër bojkotit”

“Me strategji duhet të bëhet jo para bojkoti pastaj të caktojmë, u bë një mosmaveshje dikush duhet ta merr këtë përgjegjësi përse fëmijet tanë I morën në qafë “

“Qëllimi I grumbullimit është të parashtrojmë kërkesë për ndalimin e mënjëhershëm të reformave në arsim shkaku se ne nuk e pranojmë digjitalizimin e librave.

“Jemi kundër digjitalizimit të librave nuk më duket e arsyeshme as mua as prindërve të tjerë. Do të protestojmë dëri sa të na pranoj kërkesat ministresha 

Ndërkaq ditë më parë Ministrja e Arsimit Mila Carovska theksoi se zgjidhja e re ligjore parashikon model të kombinuar të zbatimit të teksteve shkollore dhe materialeve të tjera mësimore dhe didaktike. Asnjë nxënës nuk do të përjashtohet nga klasat, dhe nxënësit nga klasa e parë në të tretën do të marrin tekste shkollore të shtypura, ndërsa për nxënësit e klasave të katërta dhe ato të larta tekstet  digjitale janë opsion prioritar dhe kushtet për përdorimin e tyre do të jenë në dispozicion për të gjithë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia