close

DILEMA RRETH PËRDORIMIT TË “PRESPËS”

ARM apo ARMV për ushtrinë e vendit?


Edhe mëtej ekzistojnë dilema rreth ndryshimeve në emrat e institucioneve shtetërore dhe të atyre që financohen nga buxheti, konform Marrëveshjes me Greqinë për përdorimin e emrit të Maqedonisë. Tash për tash nuk dihet nëse shkurtesa e Armatës së Maqedonisë do të jetë ARMV, ose nëse në shkollat do të shfrytëzohen shembujt e drejtshkrimit të gjuhës maqedone për shprehjet si Qeveria maqedonase, Kuvendi maqedonas” ose të ngjashme. Vendosja e tabelave nëpër institucione është ngadalësuar për shkak të unifikimit të tyre por edhe për shkak të zbatimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Nëse RTV Maqedonas emërohet në Kombëtare, këtë nuk është patjetër ta bëjnë edhe shërbimet e vecanta si programi i parë dhe i dytë i Radios Maqedonase. Nëse Filharmonia e Maqedonisë duhet të emërohet në Kombëtare, për shkak se vepron për të gjithë në vend, e jo vetëm për maqedonasit etnik, kjo nuk është patjetër të vlejë për Teatrin Popullor maqedonas ose Muzeun e Luftës maqedonase. Por, nëse, për shembull Shoqata e shkrimtarëve të Maqedonisë, me para të shtetit merr pjesë me ndonjë projekt jashtë vendit, atje do të duhet të prezantohet si Shoqatë e Shkrimtarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Edhe shumë dilema u hapën në brifungun mes përfaqësuesve qeveritar dhe gazetarëve, veçanërisht ajo për shfrytëzimin nëpër shkolla të shembujve të dhënë në drejtshkrimin e gjuhës maqedonase, si “qeveria maqedonase”, “kuvendi maqedonas” e të ngjashme, ose për emrat e partive politike sikurse janë Ripërtrirja Demokratike Maqedonase, Lidhja Social Demokrat e Maqedonisë, Partia Demokratik e Turqve e të tjerë, që marrin mjete nga shteti dhe kanë përfaqësues në Kuvend që është institucion shtetëror.

Përfaqësuesit e Qeverisë disa herë kanë thekuar se me rëndësi është të tregohet një vullnet i mirë se Marrëveshja e Prespës zbatohet në nivel zyrtar dhe se respektohet Kushtetuta e vendit, derisa në sektorin privat ekziston një fleksibilitet më i madh. Faktin që para disa ministrive dhe institucioneve tjera shtetërore ende nuk ka tabela të reja me emrin e ri e arsyetuan me nevojën e procedurës së tenderimit për përpunimin e tyre, unifikimin dhe zbatimin e njëkohshëm të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Ndërkohë, Kryeparlamentari Xhaferi do ta ketë fjalën e fundit edhe për 11 ligjet që Presidenti Ivanov refuzoi t`i nënshkruajë, për shkak se përmbajnë emrin Republika e Maqedonisë së Veriut. Në gazetën Zyrtare pritet të dërgohen vetëm me nënshkrimin e Talat Xhaferit, ashtu siç ishte bërë për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës dhe për Ligjin e Gjuhëve. Por, së pari duhet që sërish të votohen. /Biljana Georgievska/