Dimal Basha – Ramës: Ka mjaft njerëz që kujdesen për Kosovën

Dimal Basha ka reaguar ndaj Edi Ramës ku sot ka folur për Asociacionin në Kosovë si dhe draft statusin.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

”Qenka shqetësu Kryeministri Edi Rama për shqetësimin e mikut të tij, e që është Asociacioni. Bile e paska marrë mundin me draftu një statut!

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Z. Rama, a keni dërguar tek bashkësia ndërkombëtare ndonjë statut për ndonjë Asociacion për shqiptarët e Luginës?

I dashur Kryeministër Rama, e di që në të kaluarën politikanë tanë në Kosovë të kanë ngarkuar me shqetësime të ndryshme, mirëpo kanë ndërruar kohërat dhe personalisht të liroj nga ky shqetësim, sepse Kosova tani ka mjaft njerëz që kujdesen dhe shqetësohen për Kosovën” – shkruan Basha. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share