close

DIMITROV: NUK KEMI DOBI NGA ZËNKAT

Shefi i Dilpomacisë së Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov në një prononcim për mediat maqedonase duke komentuar reagimet e Tiranës Zyrtare rreth deklaratës së Presidentit Pendarovski që Maqedonia e Veriut të veçohet nga Shqipëria në procesin e marrjes së datës së negociatave, ka theksuar se për rajonin është mirë që edhe Shqipëria të shënojë progrese me qëllim që të mbetet e qëndrueshme politika e zgjerimit të BE-së.

Qëllimi ynë është që Konferenca e parë ndërqeveritare, me të cilën do të shënohet fillimi i negociatave me BE-në të mbahet në dhjetor. Procesi para-skrining po zhvillohet dhe është në fund, kurse fillimi i negociatave është një proces që do të zgjasë, por duam ta shfrytëzojmë si vegël, me të cilën vendin do ta shndërrojmë në evropian – ka deklaruar ministri i Jashtëm Nikola Dimitrov në një intervistë për median maqedonase. Shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut ka komentuar edhe reagimet e Tiranës zyrtare pas deklaratës së Presidentit Pendarovski, sipas të cilit, Maqedonia e Veriut duhet të vecohet nga Shqipëria.

“Unë nuk e di se çka do të ndodh. Nëse mund të ndihmojmë, kuptohet se do të ndihmojmë. Nuk jemi vend anëtar, as që kemi votë “për”, “kundër” apo të “përmbajtur” për Shqipërinë fqinje. Sinqerisht mendoj se është mirë që edhe Shqipëria të bëjë hapa përpara. Kjo do të ishte mirë për të gjithë rajonin. Nëse për këtë nuk ka kushte, mendoj se do të ishte mirë edhe për Shqipërinë, që Ne të kemi sukses, që politika e zgjerimit të mbetet e qëndrueshme, që të jepet sinjal se kjo është e mundshme dhe të krijohet një atmosferë që të jetë e pamundshme që Shqipëria të ngec dhe të presë shumë  gjatë. Nuk kemi dobi nga zënkat. Ne jetojmë në një rajon që është shumë I pasur me zënka.” –thaNikolla Dimitrov, Ministër i Jashtëm.

Ndërkaq, Zv/Kryeministri për Cështje Evropiane Bujar Osmani, I është përgjigjur Nënkryetarit të opozitës maqedonase Aleksandar Nikolovskit për gjoja “planin sekret” me ish- Ministrin e jashtëm të Shqipërisë Ditmir Bushatin, sipas të cilit Osmani dhe Bushati me planin e ashtuquajtur 3-6-9 të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut janë dakorduar që të bllokohen reformat në Shkup me qëllim që të mbulohen dështimet e Shqipërisë në rrugën drejt integrimeve evropiane.

“T’ju përgjigjem dilemave tuaja: as ne nuk mund të ndikojmë në procesin e integrimeve evropiane të Shqipërisë, e as ata nuk mund ta pengojnë progresin tonë; e vetmja gjë që mund të bëjmë është t’i ndihmojmë njëri-tjetrit, sepse kemi një qëllim të përbashkët – të shohim Ballkanin Perëndimor të integruar në BE, dhe që është edhe më e rëndësishme, të mbetemi miq të mirë në atë rrugë me respekt të sinqertë ndaj njëri-tjetrit.– i është përgjigjur përmes Facebookut Zv/Kryeministri Osmani zyrtarit të VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikolovskit.

Do të jetë një gabim historik nëse negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE, nuk fillojnë tani, por është mirë që për momentin dy vendet nuk janë veçuar – ka deklaruar Ministrja e Jashtme e Bullgarisë Ekaterina Zaaharieva për radion bullgare “Horizont”.

“Lajmi i mirë, sipas meje, është se dy vendet nuk veçohen në këtë fazë, diçka që e dëshirojnë disa vende të BE-së. Por, pozicioni i Bullgarisë qëmoti është i qartë në mbështetjen e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. Mbështesim të dy vendet dhe vlerësojmë se do të jetë një gabim historik nëse së bashku nuk i fillojnë negociatat.” – deklaroi Ekaterina Zaharieva-Ministre e Jashtme e Bullgarisë.

Ndryshe, autoritetet e Maqedonisë së Veriut presin datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, ndërsa vetë negociatat do të fillonin deri në fund të vitit. Vendi, siç deklaroi kryeministri Zoran Zaev ka marrë garanci me shkrim për datën për fillimin e negociatave në vjeshtë, ku krahas disa vërrejtjeve rreth zbatimit të reformave,asnjë vend anëtar nuk ka qenë kundër. /Klan Maqedoni/

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!