close

Dimitrov: Sulmi i djeshëm ndaj klubit Bullgar akt brutal urrejtjeje

KOVAÇEVSKI: QË NË FILLIM KAM KËRKUAR QË TË HAPEN QENDRA KULTURORE DHE JO KLUBE

Sulmi i djeshëm ndaj klubit bullgar “Car Borisi i Tretë” nuk duhet komentuar, është një akt brutal urrejtjeje, deklaroi sot në Shkup bashkëkyesuesi i ekipit të historianëve, Angel Dimitrov para fillimit të takimit të ri të Komisionit të përbashkët multidisiplinor të ekspertëve për çështje historike dhe arsimore mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Incidentet si ky i fundit me thyerjen e xhamit të klubit kulturor bullgar “Mbreti Borisi i Tretë” në Ohër ndikojnë në marrëdhëniet bilaterale, por jo edhe në punën e Komisionit historik, sepse ne kemi qasjen tonë shkencore për zgjidhje të problemeve. Ai është një akt brutal i urrejtjes”,

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski derisa komentoi incidentin e mbrëmshëm në Ohër, tha se që në fillim kam kërkuar që të hapen Qendra Kulturore të cilat do t’i afronin qytetarët dhe jo klube që do të shkaktonin revolt dhe përçarje tek qytetarët e të dyja vendeve.

“Unë kam thënë që në momentin kur u hapën ato klube, se emrat që u zgjodhën mund të jenë problem sepse shkaktojnë provokim, sepse janë të lidhura me periudha të hidhura historisë së kaluarës, andaj kam apeluar që të përzgjedhjen emra që kanë afruar qytetarët dhe jo emra dhje klube që do të shkaktonin emocione negative tek qytetarët e të dyja vendeve”, tha Kovaçevski, duke apeluar tek qytetarët se vendi jonë është anëtare e NATO-së dhe vend që kemi hapur negociatat për anëtarësim në BE dhe duhet të sillemi me dinjitet”, deklaroi Kovaçevski.

Lidhur me incidentin në Ohër me klubin bullgar, dje në policinë e Ohrit është raportuar për dëmtim të xhamit të klubit me armë zjarri.

Ky ishte dëmtimi i tretë i “Car Borisit të Tretë”, për të cilin MPJ-ja e Maqedonisë doli me një reagim se këto aktivitete vandale janë krejtësisht të papranueshme. Notë proteste ka dërguar edhe MPJ bullgare, nga ku sot mediat bullgare raportojne se është  thirrur ambasadorja maqedonase Agnesa Rusi-Popovska për të raportuar. /KlanMacedonia/