21 vite ishte pjesë e Dallas-it me numrin 41
Ylli i NBA-së, 40 vjeçari Dirk Nowitzki pas 21 sezonesh në NBA, të gjitha me fanellën e Dallas Mavericks, ka zyrtarizuar tërheqjen dhe atë menjëherë pas ndeshjes ndaj Feniksit të cilën e fituan me reuzltatin 120-109, në të cilën ndeshje, shtatlarti gjerman realizoi 30 pikë.
“Kjo ishte ndeshja ime e fundit para publikut tim. Më vjen keq që po largohem, jam shumë i emocionuar, por jam i lumtur që kam veshur këtë fanellë dhe kam luajtur këtu”, është shprehur Nowitzki.
Në karrierën e tij ai ka fituar një titull kampion në NBA në vitin 201). Po atë vit ai fitoi edhe trofeun MVP të finaleve. Në vitin 2007 ka fituar çmimin MVP të sezonit të rregullt.
Nowitzki ka marrë pjesë 14 herë në finalen e madhe të “All Star Game”. Ai mban gjithashtu edhe disa rekorde, si lojtari që ka luajtur më shumë ndeshje me fanellën e Dallas Mavericks dhe është pikëshënuesi më i mirë jo-amerikan në historinë e NBA-së.
Ai është basketbollisti i vetëm në historinë e NBA-së që ka luajtur me të njëjtën fanellë dhe të njëjtin numër gjatë gjithë karrierës. /Agjencitë/