“Diskriminimi gjinor në arsimin e mesëm dhe të lartë” ishte tema e debatit të organizuar në UEJL nga ana e Klubit Feminist dhe Klubit të Debatit.
Nga 334 të anketuar, 239 nxënës e studentë janë përgjigjur pozitivisht në pyetjen se a mendojnë se ekziston diskriminim gjinor në arsim. Këto dhe gjetjet tjera nga anketa janë vlerësuar si skandaloze nga Klubi Feminist dhe ai i Debatit në UEJL.
Profesoresha Besa Arifi është shprehur se të gjitha rastet e diskriminimit vështirë të paraqiten para organeve kompetente. Është e nevojshme që institucionet të ofrojnë mekanizma efikase për paraqitjen e rasteve të diskriminimit, si dhe më pas për të njëjtit të ofrohet ndihmë.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës gjithmonë do qëndrojë prapa atyre që janë të diskriminuar, premton këshilltari shtetëror për politikat arsimore në Ministrinë e Arsimit.
Në rubrikën për koment në anketën e realizuar nga ana e Grupit Feminist dhe atij të Debatit, studentët kanë hedhur dyshime se fenomeni i dsikriminimit gjinor, favoreve seksuale në këmbim të notave, është fenomen i njohur për opinionin, por përpara tij të gjithë qëndrojnë të heshtur. /Lulzime Ameti/