Diskutimi mes Geasy dhe Luana Vjollcës: Do hap shampanjë kur të martohesh ti

“Zemër Luana” me autorësi dhe moderim të Luana Vjollcës në Tv Klan ka qenë një mbrëmje e tej mbushur me surpriza!

Të ftuarit e kësaj mbrëmje kanë qenë Geasy, Kresha, Lyrical Son dhe Onat. Gjatë lojës së parë mes Kreshës dhe Geasy, ku në një kuti dhuratash kishin disa sende që lidheshin me ta, Geasy kishte një shampanjë.

Pyetja për të ishte sesa njerëz kanë prishur para duke u lagur me shampanjë siç edhe reperi këndonte. Ndonëse ai më tej ka treguar se ka një koleksion shampanjash në shtëpi pasi i pëlqejnë dhe kjo është pasuar nga Luana duke treguar se nuk i ka hapur asnjë shampanjë.

“Do e hap kur të martohesh ti”, ka thënë Geti duke qeshur, e kaq ka mjaftuar që Luana të qeshë e të shprehet: “Ja futa vetes me këtë”.

Rikujtojmë se Geti dhe Luana kanë një marrëdhënie mjaft të mirë dhe kjo duket edhe nga postimet e tyre të shpeshta në rrjetet sociale.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share