Këta persona të inkuadrohen në jetën shoqërore
Në mbarë vendin me aktivitete të ndryshme është shënuar 21 Marsi – Dita Ndërkombëtare e personave me Sindromin Daun. Sipas shembullit të shumë vendeve të zhvilluara ekipi i televizionit tonë hasi një shembull pozitiv ku 15 persona me shkallë të ndryshme të pengesave, mes të cilëve edhe me sindromin Daun janë duke punuar dhe janë pjesë e jetës sociale në Shkup.
Komente negative, paragjykime, moskyçje e mjaftueshme në aktivitetet shoqërore, janë vetëm një pjesë e përditshmërisë me të cilët ballafaqohen prindërit dhe personat me Sindromin Daun. Në ditën ndërkombëtare të këtyre personave janë organizuar aktivitete të ndryshme në Shkup dhe në shumë qytete tjera, për të rikujtuar se kush janë këta persona dhe cilat janë nevojat e tyre në shoqëri…Një shembull pozitiv hasëm në kafe-barin AMRELLA në qendër të Shkupit, ku 15 persona me nevoja të veçanta, çdo ditë punojnë në kushte të njëjta sikurse të tjerët, të pranuar me buzëqeshje dhe duke fituar kafshatën e bukës. Lokale të këtilla funksionojnë gjithkund nëpër botë, por tek ne nuk ka shumë të këtilla- thotë pronari i lokalit.
“Në masë të madhe punësohen në ekonomi të mbyllura, por të shprehen paksa më ashpër, nëpër bodrume, në vende ku nuk kanë komunikim me askënd, qëndrojnë të mbyllur. Ideja është që ata haptazi të komunikojnë. Ne kemi mysafirë të rregullt që të punësuarit tanë i dinë me emër dhe përshëndeten me përqafime.’ tha Marjan Petrov – Pronar i Lokalit.
Petrov shton se ata shumë mirë e kryejnë punën e tyre, duke nënvizuar se me atë që ju është dhënë shansi për punë, më tepër kontribuon që ata të ndjejnë se janë të pranuar nga shoqëria. Biseduam me njërin prej të punësuarve rreth mundësisë së ofruar, që dorën në zemër, nuk është e zakonshme në vendin tonë.
“Ka kyçje të Personave me nevoja të posaçme nëpër Ballkan dhe botë, kurse tek ne kjo është për herë të parë. Ndjenja që të punosh në këtë objekt është jo e zakonshme, shumë e bukur, kurse personave me Sindromin Daun ju bëj thirrje që të vazhdojnë të luftojnë për të drejtat e tyre.” – shprehet njëri nga personat me pengesa në zhvillim.
Një nga të punësuarit në këtë lokal është edhe person me Sindromin Daun, i cili kishte mungesë të arsyeshme pasi ishte i pranishëm në Paraolimpiadën botërore në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
“Edhe Filipi ynë është atje. Ja nuk është këtu që bashkërisht ta festojmë ditën e tij, por do të vijë edhe ajo ditë.” -përfundon Marjan Petrov-Prind.
Me moton “Bashkë mundemi” me shumë aktivietet kulturore, këngë e valle u shënua Dita Botërore e personave me Sindromin Daun në Komunën e Karposhit. Nga shoqata “Trisomnija 21” nga ky aktivitet paralajmëruan se po përgatitet qendra e parë për persona me këtë sindrom në Maqedoni, porse, më shumë të dhëna zyrtare do të jepen së shpejti për opinionin. Ndryshe, hapja e më shumë qendrave ditore, si dhe inkuadrimi më i madh i këtyre personave, mbeten ende kërkesa të prindërve, por edhe të personave me sindromin Daun. /Verica Dimitrijevska/