Dita e artit dhe kulturës në kalanë e Nicës në Orashë

Të shtunën Kalaja e Nicës ishte vendi  ku u mbajte manifestimi “Dita  e artit dhe e Kulturës” ku të pranishëm ishin  studiues, historianë, dashamirë  të artit dhe kulturës , Shoqata e Shkrimtarëve “Oeneum” – Tetovë si dhe banor të fshatit Orashë dhe vendeve  tjera.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Në manifestimi “Dita e artit dhe e kulturës” në Kalanë e Nicës Këshilli organizativ tuboi në një vend dashamirë të artit dhe kulturës, adhurues të letrave shqipe, dhe qytetarë të fshatit Orashë  .

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Qëllimi i këtij organizimi kulturor është që ne t’i japim shtytje emrit të fshatit, emrit të kalasë, emrit të historisë të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut, veçanërisht kalasë tonë, për atë edhe e organizojmë këtë manifestim. Por në aspektet kulturore është edhe që njerëzit të bashkohen, edhe të kemi sa e më shumë poet, edhe  të kemi një orë që do të bëj jehonë të madhe në Maqedoni të Veriut” deklaroi Sead Ramadani nga Këshilli Organizativ.

Fjalë rasti në manifestimin “Dita e artit dhe e kulturës” në Kalanë e Nicës mbajtën Profesori  Ismet Jonuzi-Krosi, Islam Islami, Ejup Ajdini  dhe studiuesi Nijazi Muhamedi tha se Kështjella shqiptare Nica , është vlerë shpirtërore, vlerë që duhet ruajtur dhe kultivuar edhe tek brezat që po vijnë.

 “Kujtesa historike duhet të përcillet brez pas brezi. Me këtë rast ky takim është një gur i ri i rikujtueses së kësaj kujtese historike të mbetur vetëm nëpër legjendat e kësaj ane, jo edhe të shkrihet ajo me argumente historike, të rindërtohet në tërësinë e historiografisë dhe historisë së Skënderbeut, deklaroi për Tv KlanM Nijazi Muhamedi, publicist

Një përpjekje shumë fisnike ka bërë poeti i madh Abdylazis Islami përmes veprës “Nica” ku vajza e poetit të ndjerë, zonja Drita Islami – Abdiu lexoi një fragment nga ky botim, ndërsa dr.EjupAjdini paraqiti një recension për këtë vepër. Vargjet e tyre i lexuan poetët: BerzatSadiki, Rami Kamberin, Sadije Aliti, Adem Abdullahu, Behare Neziri, SeadRamadani, EjupAjdini, DaimIlazi, Bajramali Selimi, e të tjerë.

Bashkërisht me anëtarësinë e Shoqatës OENIUM ftesës iu përgjigjëm pozitivisht. Është mirë  që të kujtohet kalaja, të kujtohet Nica dhe ky aktivitet të shënohet dhe të jetë në një vazhdimësi e traditës sepse  duhet ti  ecim gjurmëve  të historisë tonë të lavdishme të së kaluarës”, deklaroi Sadije Aliti, poete.

Këtë aktivitet me pika muzikore e begatuan studentët, Erza Shefiti në flautë dhe Benjamin Menga në violinë. Për të pranishmit u shpërdnanë edhe mirënjohje, në mesin e të cilëve ishte edhe Klan Maqedoni ./KlanMacedonia/

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share