close

DITA E FUNDIT E ZGJEDHJEVE PËR PARLAMENTIN EVROPIAN

Sot është dita e katër e zgjedhjeve europiane për parlamentin europian. U votua në Gjermania, Franca, Italia, Bullgaria, Rumania, Kroacia dhe Hungaria.

Dhjetëra miliona votues në 21 shtete të Bashkimit Evropian,votuan në ditën e fundit të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.Gjermania, Franca, Italia, Bullgaria, Rumania, Kroacia dhe Hungaria, janë në mesin e shteteve, që sot mund të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Evropian prej 751 ulësesh. Shtatë shtete të BE-së tashmë kanë votuar, në zgjedhjet, që nisën më 23 maj, dhe rezultatet preliminare pritet të dalin sot pasi të përfundojnë votimet në të gjitha shtetet.

Deri tani kanë dorëzuar votat e tyre  Holanda, Britania e Madhe, Irlanda, Letonia, Malta, Sllovakia dhe Republika Çeke, pasi në to e diela nuk është dita tradicionale e zgjedhjeve. Gjithsej 420 milionë qytetarë kanë të drejtë të votojnë. Pritet që pjesëmarrja e ulët në zgjedhjet e mëparshme, 43 për qind, të rritet paksa kësaj radhe. Sondazhet sugjerojnë se partitë e ekstremit të djathtë, populistët euro-skeptikë nuk do të kenë rezultate të mira, ashtu siç kishin parashikuar disa vëzhgues. /Agjencitë/