close

DITË E “ÇMENDUR” E FUNDIT E MERKATOS

Galatasaraji 12 futbollistë për 10 milionë euro


Ditën e fundit të merkatos kanë ndodhur disa tranfere mjaft interesante të futbollistëve. Kësisoji Mauro Icardi bëhet lojtar i ri i PSZH-së në formë huazimi me të drejtë blerjeje në fund të sezonit. PSZH zyrtarizoi edhe portierin Kejlor Navas të Realit, kurse në drejtim të Madridit shkon Areola. Milani ka konfirmuar lajmin se ka marrë sulmuesin kroat Ante Rebiq kurse në Frankfurt dërgohet Andre Silva. Roma në moment të fundit është përforcuar me dy futbollistë cilësorë. Miktarijan nga Arsenali dhe Nikola Kaliniq janë dy futbollistët e rinj të skuadrës së kryeqytetit Italian. Në Napoli është transferuar futbollisti i Totenhemit Fernando Lorente, kurse Çiçarito Hernandez bëhet futbollist i ri i Sevilës.

Një rrëfim interesant i merkatos vjen nga Turqia. Klubi Galatasaraj ka arritur të sjellë 12 futbollistë, prej të cilëve disa prej tyre janë edhe “yje të futbollit”, kurse ka paguar një shumë prej rreth 10 milionë eurosh. Klubi ka paguar vetëm futbollistin e Standardit Lujindam, kurse të tjerët kanë ardhur në formë huazimi. Në mesin e tyre janë edhe Rajan Babel, Radamel Falkao, Mario Lemina, Stiven Nzonzi, Zhan Mishel Seri, Emre Mor e të tjerë. Galatasaraji do të garojë edhe në Ligën e Kampionëve ku do të përballet me Real Madridin, PSZH-në dhe Klub Brizhin. /Klan Macedoni/