close

DITË OLIMPIKE NË GOSTIVAR

Nikoqire ishte Sh.F. “Ismail Qemali”


Në shkollën fillore “Ismail Qemali”– Gostivar, sot u mbajt Dita Olimpike, që u organizua nga Komiteti Olimpik i Maqedonisë në bashkëpunim me Komunën e  Gostivarit. Në këtë event të pranishëm ishin kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe kryetari i KOM, Vasil Tupurkovski me bashkëpunëtorë, këshilltari për sport, kryeministrit Daniel Dimevski dhe sportistë të njohur si Berat Jakupi e Pero Antiqi. Kryetari i komunës Arben Taravari para të pranishmëve tha se shkencëtarët, artistët dhe sportistët janë ambasadorët më të denjë të një qyteti.

“Sot, në komunën tonë organizojmë një aktivitet i cili është shumë i rëndësishëm për ta promovuar qytetin duke promovuar sport dhe duke iu ofruar aktivitete sportive të rinjëve në Gostivar, konkretishtë nxënësve, ne i redukojmë të gjitha devijimet të cilat mund t’u paraqiten nxënësve nëpër shkolla në periudha të ndryshme”

Kryetari i Komitetit Olimpik, Vasil Tupurkovski në emër të sportistëve që kanë dhënë shumë në këtë lëmi për vendin, nxënësve dhe të rinjëve u dëshiroi që të angazhohen kështu siç i shohim në ditën e sotme.

“Sot jeni pjesë e botës Olimpike, i asaj familje së madhe pasi jeni organizator të Ditës Olimpike. Të lojërave Olpimpike në Gostivar. Na vjen mirë që sot jemi në Gostivar, shpresoj se këtë bashkëpunim do të vazhdojmë edhe më tej”  tha Vasil Tupurkovski, kryetar i KOM-it.

Delegacioni i Komitetit Olimpik të Maqedonisë që e kryesonte Vasil Tupurkovski, së bashku me Daniel Dimevskin këshilltarë për sport i kryeminstrit, sportistët e njohur Berat Jakupi dhe Pero Antiqi u pritën në kabinetin e kryetarit të Komuns së Gostivarit Arben Taravari, i  cili në shenjë  të respektit u ndau plaketa me embelemën e komunës. /Shaban Sinani/