close
Bota

DIVORCOHEN ÇIFTI MILIARDER BILL DHE MELINDA GATES

BB4FDEBD-CB30-4E85-B7BA-DCA54D301590

ÇIFTI DO TË VAZHDOJË PUNËN NË FONDACION “BILL DHE MELINDA GATES”


“Pas shumë mendimesh dhe shumë punë në marrëdhëniet tona, morëm vendim për t’i dhënë fund martesës sonë,” shkroi BillGates në Twitter.

Ai shton se së bashku me Melindën do të vazhdojë të punojë në fondacion, por nuk besojnë se mund të rriten së bashku si çift në fazën tjetër të jetës.

“Gjatë 27 vjetëve të fundit, kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi ndërtuar një fondacion që vepron në të gjithë botën duke u mundësuar të gjithë njerëzve të jetojnë të shëndetshëm dhe produktivë,” shton Gates.

Bill dhe Melinda kanë 27 vjet martuar. Ata u takuan në fund të viteve 1980 kur Melinda iu bashkua kompanisë Microsoft. Çifti u martua në vitin 1994 dhe gjatë kësaj kohe rritën tre fëmijë.

Gjatë martesës ata u bënë filantropë dhe themeluan fondacionin e madh “Bill dhe MelindaGates”.

Organizata ka shpenzuar miliarda për të luftuar sëmundjet infektive dhe inkurajimin e vaksinimit të fëmijëve.

Gates, së bashku me investitorin WarrenBuffett, janë prapa lëvizjes, e cila po nxit miliarderët të angazhohen për të dhënë pjesën më të madhe të pasurisë së tyre për qëllime bamirësie. Ai është një personave kyç që financon programin COVAX të OBSh-së që shpërndan vaksina për vendet me të ardhura të mesme e të ulëta.

Sipas revistës Forbes, BillGates, është personi i katërt më i pasur i botës. Pasuria e tij llogaritet në 130 miliardë dollarë./KLAN NEWS/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia