Djali i Messit i gjuan tifozët me çamçakëz (VIDEO)

Ndërsa Lionel Messi udhëhoqi Argjentinën në një fitore 2-1 ndaj Australisë në 1/16 e finales së Kupës së Botës, djali i tij Mateo u pa duke iu hedhur çamçakëz tifozëve.

Veprimet e 7-vjeçarit u kapën në kamera, ku u pa edhe nëna e tij Antonela Roccuzzo duke e qortuar, transmeton Klankosova.tv.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Lionel Messi shquhet për standardet e tij të larta brenda një stadiumi dhe gruaja e tij Antonela Roccuzzo qartë dëshiron që fëmijët e tyre ta imitojnë atë.

Ajo shpejt qortoi veprimet e Mateos dhe mund të shihet duke folur ashpër ndaj tij në video.

Gjatë turneut, Lionel Messi ka folur me dashuri për fëmijët e tij, duke theksuar se ata tani janë më të rritur dhe në gjendje të vlerësojnë Kupën e Botës që po vazhdon.

https://twitter.com/MessiMX30iiii/status/1599356558231490560

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share