Djali i saj vdiq prej kancerit para 3 vitesh, aktorja 68-vjeçare sjell në jetë një vajzë

Aktorja e njohur spanjolle Anna Obregon ka sjellë në jetë vajzën e saj përmes një nëne surrogate. Vogëlushja lindi në Miami, Florida më 20 Mars vetëm dy ditë pasi aktorja mbushi 68 vjeç. Ana thuhet se kishte fluturuar në SHBA para lindjes dhe kishte marrë me qira një apartament në Miami ku ajo mund të kalojë kohë me foshnjen.

Ajo u fotografua duke dalë nga spitali me të porsalindurën në krahë, por Ana nuk ka komentuar ende publikisht për këtë gjë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Mediat e huaja raportojnë se Ana e mbajti të fshehtë udhëtimin e saj nga të gjithë, përveç motrave të saj, Celia dhe Amalia, dhe ish-bashkëshortit të saj Alessandro Lequio pasi procesi është i jashtëligjshëm në vendlindjen e saj, Spanjën, por është i ligjshëm në SHBA si për çiftet ashtu edhe për familjet me një prind.
Lindja e foshnjës së saj vjen tre vjet pas vdekjes së djalit të aktores Aless, i cili humbi një betejë me kancerin në vitin 2020 në moshën 27-vjeçare. Ana humbi vitin e kaluar nënën e saj Ana María Obregon Navarro dhe të atin babai Antonio García Fernandez disa muaj më vonë.

Revista ‘Hola!’ raporton nëna surrogate ishte shtatzënë në qershor të vitit të kaluar, në të njëjtin muaj që Alex (djali i ndjerë i aktores) do të festonte ditëlindjen e tij të 30-të.

Djali i aktores bashkë me dy prindërit, Álex Lequio 27 vjeç

Së fundmi Ana foli për agoninë e saj pas humbjes së djalit dhe prindërve të saj, duke zbuluar se nuk i ka festuar Krishtlindjet sepse pushimet janë thjesht shumë të dhimbshme për të. E mesa duket një foshnje do të jetë shërim për të gjitha humbjet e dhimbshme të aktores./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share