Dogana e Maqedonisë së Veriut konfiskon çanta dhe atlete me firmë në Qafë thanë

Drejtoria e Doganave bën të ditur se në pikën kufitare Qafë Thanë në hyrje të vendit gjatë muajit mars, në dy raste janë konfiskuar çanta dhe atlete me firmë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Nga Drejtoria e Doganave bëjnë të ditur se ndaj gjërave të konfiskuara do të hapet procedurë për të konfirmuar të drejtën e pronës intelektuale.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Më 4 mars, doganierët në Qafë Thanë sekuestruan një ngarkesë me çanta femrash me firmën e markave të famshme të modës, të cilat një shtetas shqiptar donte t’i shiste në vend. Më 11 mars, doganierët konfiskuan një ngarkesë me 50 palë atlete dhe 23 çanta shpine në një automjet me targa italiane të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e Doganave.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share