close

DONALD TRUMP: “NUK ËSHTË BËRË PËRPARIM ME UDHËHEQËSIT E KONGRESIT”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka thënë se “nuk është bërë shumë përparim” pasi udhëheqësit e Kongresit nuk plotësuan kërkesat e presidentit për të ndërtuar murin në kufi me Meksikën, financimin e së cilës Trump e ka futur në buxhet.

Ndërtimi i murit, ka qenë shkaktari i mbylljes së pjesshme të Qeverisë amerikane. Dje, Trump shkroi në Twitter se edhe një takim do të mbahet sot për këtë çështje. /Agjencitë/