close

DORËHEQJA E MAY- NIS GARA PËR ZËVENDËSIMIN

Gara për liderin e ri të partisë Konservatore ka nisur, pas njoftimit të dorëheqjes së Theresa May nga funksionet. Drejtuesit e lartë të kësaj force politike presin që lideri i ri të zgjidhet deri në fund të korrikut.

Deri më tani katër kandidatë kanë konfirmuar pjesëmarrjen në garë: Sekretari i Jashtëm, Jeremy Hunt, Sekretari për Zhvillimet Ndërkombëtare, Rory Steward, ish sekretari i jashtëm, Boris Johnson dhe ish sekretarja për Punën dhe Pensionet, Esther McVey.

Megjithatë edhe shumë të tjerë po konsiderojnë mundësinë e kandidimit. Favorit për pasimin e May, mbetet Johnson, ndërsa më pas vijnë ish sekretarët për Brexit, Dominic Raab dhe Michael Gove. /Agjencitë/