Vëllai i kryeministrit britanik, Boris Xhonson, 46 vjeçari Jo, ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Shkencës dhe ka paralajmëruar se do të tërhiqet edhe si deputet. Sikurse njofton agjencia Rojter’s, ai si arsye për largim ka përmendur konfliktin mes loajalitetit ndaj familjes dhe interesit kombëtar si rezultat mospajtimi me mënyrën se si i vëllai kryeministër këmbëngulë që Britania të braktisë fundmuajin e ardhshëm Bashkimin Evropian qoftë edhe pa marrëveshje.
‘Javëve të fundit kam qenë i këputur mes besnikërisë ndaj familjes dhe interesit kombëtar – kjo është një gjendje e tensionuar e pazgjidhshme dhe është koha që të tjerët të marrin rolet e mia të deputetit dhe ministrit’- citohet të ketë deklaruar Jo Xhonson i cili për nëntë vjet ka përfaqësuar qytetin e Orpingtonit, duke qenë anëtar i kabineteve të tre kryeministrave të Mbretërisë së Bashkuar. /Agjencitë/