Petar Atanasov ka dhënë dorëheqje nga funksioni zv/ministër i Arsimit. Në një sqarim të dorëheqjes së tij drejtuar Kryeministrit Zoran Zaev ka theksuar se gjatë dhjetë muajve në Ministri asgjë me rëndësi nuk ka ndodhur. Fatkeqësisht-siç shkruan Atanasov pritjet e mia se përmes angazhimit politik do të ndikoj në drejtim të përmirësimit real të situatës në arsim, nuk u realizuan.
Duket se vetëm deklarativisht të gjithë flasim se angazhohemi që t`i mbajmë të rinjtë në vend, pa reforma të dukshme dhe arsim cilësor dhe kjo si duket nuk po ndodh – ka shkruar Zv/Ministri i Arsimit Petar Atanasov në dorëheqjen e tij. /Klan Maqedoni/