close

DORTMUNDI FITON SUPERKUPËN E GJERMANISË

Sezoni i ri në futbollin gjerman nisi me shenjën e Borussia Dortmundit, e cila e fitoi Superkupën pasi në ndeshjen e mbrëmshme shënoi fitore kundër kampionit të Gjermanisë, Bajernit të Munihut me rezultatin 2-0.

Ishte ky një start i mrekullueshëm për të besuarit e Lucien Favre, që ngritën lart trofeun e parë sezonal, e ç’është më e rëndësishmja, duke mposhtur gjigantët bavarezë, të cilëve ua “dorëzuan” titullin në ndeshjet e fundit të sezonit të kaluar.

Në këtë ndeshje të zhvilluar në “Signal Iduna Park” spikati futbollisti 19-vjeçari Sancho, i cili asistoi në golin e parë dhe ishte autor i golit të dytë, duke rezultuar vendimtar në këtë triumf të verdhezinjve. /Agjencitë/