Dua Lipa elektrizon skenën e “Sheshit Skënderbej”

Koncert madhështor, në Tirane , mbyll turin e saj botëror “Future Nostalgia”

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Me mijëra shqiptarë u mblodhën në sheshin Skënderbej për të parë koncertin e këngëtares me famë botërore , Dua Lipa.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

I gjithë sheshi Skënderbej ishte mbushur me qindra shqiptarë e fansa nga vende të ndryshme të Duas, të cilët e kanë shoqëruar atë në të gjitha këngët që ajo ka performuar.

Koncerti nisi me këngëtaren, Elvana Gjata, ndërsa qindra qytetarë sfiduan temperaturat e ulëta për të ndjekur spektaklin e mbrëmjes së 28-Nëntorit që përkonte me 110-vjetorin e Pavarësisë.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka elektrizuar skenën teksa ka performuar këngën e saj ‘Physical’ ndërkohë që të shumtë kanë qenë qytetarët që e kanë shoqëruar Duan duke kënduar.

Dua Lipa mbylli turin e saj “Future Nostalgia” në Tiranë, në një datë të shënuar si 28 Nëntori, dita e Pavarësisë së Shqipërisë. Për gati dy orë, ajo performoi në sheshin “Skënderbej” disa nga hitet më të mëdha, shoqëruar me super performanca, fjalë zemre por edhe lot.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share