Dua Lipa: Kemi të drejtë të krenohemi se jemi shqiptarë, ka shumë njerëz që provojnë të na tregojnë se nuk jemi kush jemi

Në një konferencë për mediat së bashku me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, Dua Lipa u pyet edhe në lidhje me ndjesitë që ka pasur pasi është ndeshur me mjaft komente negative pasi ka postuar hartën e Shqipërisë dhe Kosovës me mbishkrimin “autochthonous”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Dua ka thënë se një postim i tillë nga ana e saj nuk ka pasur asnjë qëllim negativ, teksa ka shtuar se ne si shqiptarë duhet të jemi krenarë për rrënjët tona dhe kemi të drejtë të krenohemi për atë që jemi dhe përfaqësojmë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Pyetje: Para disa kohësh ju publikuat një foto në Instagram të hartës së Shqipërisë dhe Kosovës dhe morët komente nga më negativet dhe madje disa media ju cilësuan sikur po nxisnit Shqipërinë e madhe, projektin e një shovinizmi, komente nga më negativet. Si ndiheni ju në këto raste? Kur prekeni në këtë mënyrë?

Dua Lipa: Secilën gjë që e postoj dhe që e flas i mendoj këto gjëra para se t’i bëj. Arsyetimi im që e kam bërë atë postim në fillim nuk ka qenë për kurrfarë nacionalizmi. Për mua ka qenë me rëndësi që njerëzit të dijnë se ne kemi kulturën tonë. Ne si shqiptarë kemi të drejtë që të jemi krenarë që jemi shqiptarë. Ka shumë njerëz që provojnë të na tregojnë se ne nuk jemi kush jemi dhe e kam pasur një ndjesi që të shpreh që ne e kemi të drejtën të krenohemi nga jemi. Ajo është kanë qenë i vetmi mendim kur kam bërë atë postim. Nuk e kam pasur me një mënyrë që ta fyej dikë dhe të nis asnjë debat dhe ajo nuk ka qenë një reagim i mirë ndaj meje. Nuk ka pasur kurrfarë qëllimi negativ. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share