close
Showbiz

DUA LIPA PUBLIKON VIDEOKLIPIN E KËNGËS “LOVE AGAIN”

dua

Dua Lipa lançoi  videoklipin e këngës “Love Again” sikurse  më herët kishte premtuar.

Ajo është një prej këngëve më të preferuara të Dua Lipës nga albumi i saj i dytë, “Future Nostalgia”.

“Love Again” flet për dashurinë. “ ‘Future Nostalgia’ është më i godituri i të gjitha albumeve të vitit 2020 dhe tashmë askush s’mund ta ndalë Duan. Sa herë që mendojmë se ka rënë dëgjueshmëria, ndonjë këngë e albumit fillon të shënojë suksese në ndonjë territor apo platformë tjetër muzikore, dhe shkarkimet e dëgjimet rriten sërish, kanë bërë me dije producentët e këngëtares.

Ndërsa ende pa shijuar mirë albumin e saj të dytë, ajo ka nisur punën për albumin e saj të tretë, ndërkohë producentët kanë premtuar se ky incizim do të jetë tërësisht ndryshe dhe në një tjetër nivel.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia