close
Sport

DURRËS: ORGANIZOHET EDICIONI I 16-të “VLLAZNIMI CUP 2021”

321FF1C9-D731-4201-8406-C253C2A82C0A

PRITET PJESËMARRJE MBI 60 EKIPEVE NGA RAJONI


Në organizim të “Shoqatës Vllaznimi” dhe në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe UEFA-n, nga data 25 qershor deri më 6 korrik 2021, në qytetin e Durrësit organizohet edicioni i 16-të i turneut ndërkombëtar i futbollit “VLLAZNIMI CUP 2021” për moshat 9 deri 17 vjeç në kategorinë e meshkujve dhe ato të femrave .

Kryetari i Shoqatës Vllaznimi i cili është edhe organizator i këtij turneu ndërkombëtar për Klan Maqedoni theksoi se edhe kësaj radhe pritet numër i madh i ekipeve nga vendet e shumta të rajonit, krejt duke e respektuar protokolin për mbrojtje nga pandemia COVID 19.

IDRIZ GASHI – ORGANIZATOR I VLLAZNIMI KUP

Shoqata Vllaznimi në bashkëpunim me FSHF-n kanë marr të gjitha  masat që sivjet ky aktivitet të zhvillohet pasi në vitin 2020 shkaku I pandemisë Covid 2019 nuk u zhvillua. Mendojm që sivjet pasi i kemi marr të gjitha masat me terrenet me organizimin me  unioformat, me kupat janë  siguruar nga FSHF-ja dhe Shoqata Vllaznimi” 

Sipas organizatorëve deri më taki  pjesëmarrjen e kanë konfirmuar  ekipe nga rajoni si nga Turqia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali Zi dhe ekipe nga Shqipëria, por pritet konfirmim edhe nga vendet tjera.

IDRIZ GASHI – ORGANIZATOR I “VLLAZNIMI CUP 2021”

Mbi 60 ekipe mendojm por  numri mund të shkoj  edhe  më  I madh sepse  disa  vende akoma nuk janë hapur, mund të happen por  themi se mbi 60 ekipe do të ketë pa diskutim

Turneu tradicional i futbollit për fëmijë “VLLAZNIMI CUP 2021” fillon nga data  25 qershor dhe zgjat deri më 6 korrik. Moto e këtij manifestimi sportiv njëri ndër më masovikët në Europë gjithmonë ka qenë dhe mbeten “të ndryshëm dhe të barabartë”.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia