Durrës: Sherr mes fqinjëve për antenën e televizorit, 56-vjeçari qëllon me kallashnikov në drejtim të komshiut

Një sherr mes fqinjëve në Durrës për motive banale degradoi në përdorimin e armëve të zjarrit. Gjatë konfliktit mes tyre, njëri nga fqinjët qëlloi me kallashnikov në drejtim të komshiut me iniciale K.J.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Ky i fundit u largua me automjet gjatë të shtënave dhe plumbat kapën mjetin e tij. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndërsa policia arrestoi 56-vjeçarin Latif Paja, banues në lagjen Nr.5 në Durrës. Mësohet se shkak i sherrit mes fqinjëve ishte konflikti për antenën e televizorit.

Policia i sekuestroi 56-vjeçarit kallashnikovin dhe 2 krehëra me fishekë. Ai akuzohet për “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share