close

DW: DO TË ZGJEROHET HETIMI PËR RASTIN “ZHVATJA”

Persona tjerë mund të përfshihen në hetime


Është e mundur që edhe persona të tjerë të jenë  të përfshirë në hetimet për rastin “Zhvatja”, merr vesh Dojche Vele në gjuhën maqedone. Gjoja bëhet fjalë për bashkëpunëtorë të njërit nga të dyshuarit, emrat e të cilëve janë përmendur në disa nga dëshmitë e deritanishme për rastin. Tani për tani nuk ka përgjigje nëse kjo mund të lidhet me dëshminë e para një jave që e ka dhënë pensionistja Liljana Todorovska, ideja autoriale e së cilës për ndërtimin e Kompleksit Evropian për persona të rritur ka qenë e plasuar nëpërmjet organizatës joqeveritare “Lidhja Ndërkombëtare” e Bojan Jovanovskit.

Siç njofton Dojche Vele, në bazë të marrëveshjes me organizatën, në xhiro-llogarinë e Todorovskës janë bartur 720.000 euro, të cilat pas tërheqjes menjëherë i janë marrë nga persona bashkëpunëtorë të Jovanovskit. Pasi rasti “Zhvatja” e nxori në dritë edhe këtë episod, Todorovska për mediat deklaroi se është grabitur. Siç thuhet, ekspertiza e kompjuterëve dhe telefonave të marrë nga të dyshuarit ende nuk ka përfunduar, ndërsa pritet që nga ekspertiza dhe nga faktet tjera të siguruara në kuadër të hetimeve, të vërtetohet saktë ku kanë përfunduar paratë të cilat dy herë u zhvatën nga pala e dëmtuar.

Sipas njohurive të deritanishme, siç shkruan Dojche Vele, shuma e parë prej 500.000 eurove ka qenë e paguar dy herë, për dallim nga e dyta prej 1 milionë euro të cilën të dyshuarit e kanë marrë të paketuar në një çantë luksoze, siç u pa edhe në incizimin e publikuar në botimin onlajn të gazetës italiane “La Verita”.

Deri në këtë moment ka pasur fakte se një nga të dyshuarit dy-tri ditë pas marrjes së 1 milionë eurove nga shtëpia e të dëmtuarit, është larguar jashtë vendit kur për disa ditë jetë luksoze ka harxhuar rreth 180.000 euro-shkruan Dojche Vele.

Në prokurorinë për ndjekjen e krimit të organizuar për këtë rast deri tani dëshminë e tyre e kanë dhënë edhe disa biznesmenë, emrat e të cilëve nuk zbulohen. Krahas të dëmtuarit Kamçev, i cili pardje dha dëshmi shtesë për rastin, dëshmi shtesë ka dhënë edhe Zharko Llukovski, ish drejtori ekzekutiv në “T-mobile”.

Emrat e biznesmenëve të tjerë të cilët kanë dëshmuar për rastin tani për tani nuk dihen, por parashikohet se si dëshmitarë kanë qenë të thirrur persona të dyshuar në lëndët e PSP-së “Perandoria” dhe “Banka postare”, dy raste qe lidhen me motivimin për “Zhvatjen”. Një pjesë e tyre, gjoja kanë mohuar se u janë kërkuar para.

Pas publikimit të proces-verbalit nga dëshmia e të dëmtuarit Kamçev në një portal, mbrëmë në portalin e njëjtë përsëri janë publikuar dëshmi të dëshmitarëve me tregues të datave të dëshmive të  tyre dhe faqe në proces-verbal, të vendosura në formë pyetëse – “a është e saktë se në faqen e tretë të plotësimit të dëshmisë të kallëzimit penal, i dhënë më datë 20.05.29019, shkruan…?”

Deri sot Prokuroria nuk ka vërtetuar si dhe prej nga kanë rrjedhur proces-verbalet në fazë hetimore – thuhet mes tjerash në një shkrim të Dojche Veles në gjuhën maqedone. /Klan Macedoni/