E dhunuara nëna e një dëshmori në Kosovë, Gold Ag: Taulant Nura a na e bën hallall që ta kemi shkelur gjakun?

Sulmi ndaj të moshuarës në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë nga një infermiere ka tronditur mbarë opinionin publik.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Në lidhje me rastin e rëndë ka reaguar dhe ish-Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ku bën të ditur se e moshuara e dhunuar është nëna e dëshmorit Taulant Nura.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ish-Kryeministri Haradinaj ka dënuar rëndë dhunën e shfaqur në video teksa ka shtuar se raste të tilla janë aq të dhimbshme dhe aq të neveritshme. Haradinaj ka bërë thirrje që i gjithë zinxhiri menaxhues dhe autorët e këtij krimi të dalin para drejtësisë.

“I tronditur nga rasti në Pejë, ku nëna e Dëshmorit Taulant Nura, dhunohet fizikisht nga ato që duhet të kujdesen për të. E papranueshme dhuna e shfaqur në video. I tërë zinxhiri menaxhues dhe autorët e këtij krimi, të dalin para drejtësisë. Rastet e tilla janë aq sa të dhimbshme po aq të neveritshme dhe nuk kanë vend në Kosovën tonë! Nanat, të moshuarit dhe çdo kategori e ndjeshme e shoqërisë tonë, meritojnë trajtim dhe dinjitet. Uroj që këto raste të mos përsëriten më kurrë”, shkruan në Facebook Ramush Haradinaj.

Në lidhje me rastin e rëndë ka reaguar dhe artisti Gold Ag. Përmes një postimi në Instagram, Gold Ag shkruan:

“O Taulant Nura a na e bën hallall që ta kemi shkelur gjakun e nënën po ta rrahim veç që ka mbetur pa ty”

Deri më tani, Policia ka arrestuar tre persona të përfshirë në këtë rast pasi në pamjet e publikuara sot, përveç infermieres që e sulmon të moshuarën, ka edhe persona tjerë që nuk veprojnë për të parandaluar  sulmin, ka bërë të ditur për Klan Kosova zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas Policisë së Kosovës. sulmi ndaj të moshuarës në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë nga një infermiere ka ndodhur pesë ditë më parë, më 29 Tetor./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share