E djathta ekstreme e Austrisë largohet pas fjalimit të Zelensky

AUSTRIA KA DEKLARUAR SE NUK MUND TE NDIHMOJE USHTARAKISHT MBROJTJEN E UKRAINES

Teksa presidenti ukrainas po mbante një fjalim më shumë se 20 deputetë austriakë të ekstremit të djathtë dolën nga parlamenti. Disa e cilësuan turp pasi fjalimi i presidentit ukrainas është në përputhje me neutralitetin e Austrisë. Austria edhe më herët ka dekalruar se nuk mund të ndihmojë ushtarakisht mbrojtjen e Ukrainës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Më shumë se 20 deputetë austriakë të ekstremit të djathtë dolën nga parlamenti gjatë një fjalimi që po mbante presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ligjvënësit që dolën nga dhoma lanë pankarta të vogla në tavolinat e tyre me logon e partisë që shkruante “hapësirë për neutralitetin” dhe “hapësirë për paqen”. Politikanët nga Partia e Lirisë argumentuan se fjalimi i Zelensky shkelte neutralitetin e Austrisë.

”Fjalimi i Presidentit Zelensky në Parlamentin tonë është sigurisht në përputhje me neutralitetin tonë. Ai ka folur edhe në shtete të tjera neutrale të BE-së: në Irlandë, në Qipro, në Maltë. Por atje asnjë parti nuk i ka kthyer shpinën popullit të Ukrainës. , siç ka bërë sot Partia e Lirisë. Është turp që po sillen në këtë mënyrë, turp i vërtetë” – tha Reinhold Lopatka, deputet i parlamentit Austriak.

Austria edhe më herët ka dekalruar se nuk mund të ndihmojë ushtarakisht mbrojtjen e Ukrainës, por e mbështet politikisht Kievin. Në një fjalim video, Zelensky ftoi deputetët që të udhëtojnë vetë në Ukrainë dhe të shohin shkatërrimin.

Presidenti i dhomës së ulët të parlamentit të Austrisë, Ëolfgang Sobotka, premtoi më shumë ndihmë financiare dhe humanitare për Ukrainën dhe tha se vendi meriton solidaritetin e Austrisë. Partia e Lirisë ka nxitur zemërim në të kaluarën për qëndrimin e saj pro-rus.

GAZETARE: LIVIA KALLFA

PAMJET; REUTERS

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share