Ekspedita Kuqezi tashmë gjenden në Luksemburg ku të martën në ndeshjen kthyese synojnë rezultat që do mundësoi kualifikim në raundin e tretë të UEFA Europa League. Ekipi sot në mbrëmjen e ditës zhvillon senacën e fundit stërvitore në stadiumin “Stade Josy Barthel” aty ku edhe do të zhvillohet ndeshja. Qëllimi i vetëm i kuqezinjve tetovar është që të përmbysin negativën nga ndeshja e parë.
“Jemi të gatshëm qind për qind. Kemi kualitet tona dhe punojmë. Besojmë se do t’ia dalim atje me rezultat pozitiv dhe të kualifikohemi në raundin e tretë të Europa Ligës.” –tha Zeni Husmani, Futbollist i KF Shkëndija.
Futbollisti Husmani në emër të bashkëlojtarëve të vetë premton se në ndeshjen e nesërme të gjithë do të japin më të mirën nga vetja.
“Mund të premtojmë se do të japim maksimumin si në çdo ndeshje që e japim maksimumin. Besojmë që edhe fati do të jetë me ne dhe do të dalim me rezultat pozitiv.” –deklaroi Zeni Husmani, Futbollist i KF Shkëndija.
Drejtësinë në ndeshjen e kthimit të Europa Ligës midis Dudelanzhit dhe Shkëndijës, do ta ndaj Iwan Arwel Griffith nga Uellsi, takimi fillon në orën 17:55. /Shaban Sinani/