E vendosin penalltitë, Kroacia kalon në çerekfinale

Kroacia ka kaluar në çerekfinalet e Kupës së Botës pasi mposhti Japoninë. U deshën penalltitë për të vendosur fituesin e sfidës së sotme, pasi koha e rregullt dhe 30 minutat shtesë u mbyllën në barazim 1 me 1.

Heroi i Kroacisë ishte portieri Livakoviç. Ai priti tre penallti të japonezëve. Ndërkohë kroatët gabuan vetëm me një penallti, atë të Livajës. Në fund, rezultati i penalltive ishte 1 me 3 për kroatët.

Kroacia do të takohet në çerekfinale me fituesin e ndeshjes Brazil-Kore e Jugut.

Ndërkohë përfundon aventura e Japonisë. Skuadra nga Azia e mbylli në vend të parë grupin ku ishte dhe shënoi disa rezultate surprizë pasi mposhti Spanjën dhe Gjermaninë./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share