Si pasojë e kushteve të këqija atmosferike që shkaktuan fatkeqësi në territorin e qytetit të Shkupit, në rrjetin rrugor ka pasur derdhje të ujit nga kanali atmosferik, i cili ka shkaktuar vërshime të niveleve nëntokësore të qendrës tregtare njoftojn; nga East Gate Mall.
Nga atje shtojne se në këto kushte, menaxhmenti i qendrës tregtare mori vendim për mbylljen e qendrës për qytetaret dhe evakuimin e vizitorëve dhe punonjësve.
Sipas skenarëve të miratuar të sigurisë dhe mbrojtjes në kushtet e një fatkeqësie elementare, qendra tregtare u evakuua brenda një kohe të shkurtër.
Aktualisht, për sigurinë e vizitorëve, automjetet në garazhin nëntokësor të qendrës tregtare do të qëndrojnë të parkuara deri në fund të largimit te ujit
Sipas tyre shërbimet teknike në qendrën tregtare po punojnë për shkarkimin e ujit nga garazhi nëntokësor. Këto aktivitete do të zgjasin gjatë gjithë natës.
Në varësi të ecurisë së aktiviteteve për sanimin e përmbytjeve, qendra tregtare do të informojë nesër në orët e para të mëngjesit opinionin dhe qiramarrësit nëse qendra tregtare do të jetë e hapur për klientët, thuhet në njoftimin e Qendrës tregtare East Gate Mall.
Falenderojmë të gjithë vizitorët dhe qiramarrësit për përgjigjen e tyre të shpejtë dhe në kohë.
Lexo gjithashtu
Nis punimet samiti “Open Balkan” në Beograd
Ka nisur punimet samiti i radhës i “Ballkanit të Hapur” që mbahet në Beograd të Serbisë. Punimet janë…
02.09.22 10:35
“Shkupi 2014”: Kërkohet paraburgim për shtatë persona
22 persona të dyshuar se kanë ndihmuar ndërtimin e paligjshëm të projektit “Shkupi 2014” Ish kryetari i Komunës…
30.06.23 14:56
Hasani: Po shkrihet akulli etnik mes maqedonasve dhe shqiptarëve
Në një shtet ku me dekada të tëra është gurosur e betonuar nacionalizmi ekstrem antishqiptar, sipas profesorit Ahmet…
23.11.23 21:54